Mundësi bashkëpunimi në BUDGRYF & HOME 2018, Szczecin, Poland

Loading Events
  • This event has passed.
Description

Shoqata e Zhvillimit Ekonomik të Pomeranias Perëndimore(Poloni), në bashkëpunim me Rrjetin e Ndërmarrjeve Europiane dhe Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve(AIDA), si partnere e këtij Rrjeti, organizojnë më datë 16 Mars 2018,  aktivitetin BUDGRYF & HOME 2018. Ky është një nga aktivitet më të rëndësishëm ku kompanitë pjesëmarrëse i përkasin sektorit të ndërtimit, energjisë dhe arredimit.

Kjo ngjarje rrjetëzimi do të synojë që gjatë takimeve B2B, kompanitë pjesëmarrëse të gjejnë partnerë të përshtatshëm biznesi, të mësojnë rreth teknologjive dhe tendencave më të reja, të gjejnë furnizues, nënkontraktorë, klientë, të promovojnë biznesin e vet dhe shumë më tepër.

Afati i fundit për rregjistrim është data: 1 mars 2018

Pjesëmarrja në këtë aktivitet ëahtë pa pagesë.

Kompanitë shqiptare të interesuara për të marrë pjesë në aktivitet dhe për më shumë informacion të vizitojnë linkun: https://budgryf2018.b2match.io/page-3361

Start Date - End Date

Mar 16, 2018 - Mar 16, 2018

Start Time - End Time

8:00 am - 5:00 pm

Share This

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.