Java IoT 2018 – aktiviteti i ndërmjetësimit në Bilbao, Spanjë më 6 qershor 2018

Loading Events
Description

Ftojmë të gjitha kompanitë të jenë pjesë e aktivitetit të ndërmjetësimit, që do të mbahet në Bilbao, Spanjë në datat 6 qershor 2018. Pas suksesit të edicioneve të mëparshme të Konferencës Javore Internet of Things (IoT), e mbajtur në disa kryeqytete evropiane, Bilbao, Spanjë, është qyteti i zgjedhur për të pritur një edicion të ri të kësaj konference të vitit 2018.

Konferenca do të mbahet midis 4 dhe 7 qershorit 2018 në Qendrën e Konferencave Euskalduna dhe do të përqëndrohet në tendencat dhe zhvillimet më të fundit në aspektin e teknologjisë dhe zgjidhjeve të IoT.

Java e IOT 2018 do të mbledhë ekspertë, inovatorë, kompani, palë të interesuara, në IoT për të adresuar dhe identifikuar trendet dhe teknologjitë në zhvillim që do të kenë një ndikim në sektorë të ndryshëm në të ardhmen.

Brenda kuadrit të Javës Ndërkombëtare të IoT-së më 6 qershor 2018, Basque Enterprise Europe Network, organizon një aktivitet ndërmjetësimi i fokusuar në temat kryesore që ndikohen sot nga IoT. Gjatë aktivitetit do të zhvillohen takime B2B ndërmjet palëve të interesuara për të krijuar ura bashkëpunimi.

Për të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e aktivitetit të kontaktojnë në adresën e e-mailit: migena.muslli@aida.gov.al  dhe  lorina.salaj@aida.gov.al

Afati i fundit i regjistrimit është data 3 Qershor 2018.

Për më shumë informacione vizitoni linkun: https://iotweek2018.b2match.io/

Start Date - End Date

Jun 04, 2018 - Jun 07, 2018

Start Time - End Time

8:30 am - 5:00 pm

Share This

Comments

Leave a reply

Your email address will not be published. Fields marked * are mandatory.