CCP

Ekspertiza e qendrës është përfituar nëpërmjet punës shumë-vjeçare të themeluesve, bashkëpunëtorëve dhe ekspertëve të saj në drejtim të zhvillimit të sektorëve ekonomikë, edukativo-arsimorë dhe socialë, pranë organizatave publike dhe private, sektorit privat, projekteve ndërkombëtare dhe donatorëve, komuniteteve dhe grupeve të ndryshme. Këto eksperienca po pasurohen edhe më tej përmes angazhimit kontribues në një numur projektesh të realizuar nga qendra, si pjesë e shoqërisë civile.

Qendra është e orientuar në fusha të veprimtarisëqë lidhen me zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, zhvillimin e turizmit, zhvillimin e arsimit dhe formimit profesional, rritjen e punësimit të të rinjve, edukimin për sipërmarrjen dhe orientimit për karrierën, përmirësimin e pozicionit social dhe ekonomik të grave, etj.

Instrumentat kryesore në arritjen e këtyre objektivave janë angazhime në konsulenca dhe shërbime, veçanërisht në hartime dhe zbatime projektesh dhe programesh, trajnime, studime, raportime, analiza, veprimtari promovuese, përgatitje udhëzuesish, publikime, etj.

Website: www.ccp.al

Email: info@ccp.al