CCI

QËLLIMI: Të ndihmojë përparimin e biznesit duke mbështetur modernizimin, udhëheqjen, inkurajimin dhe promovimin e interesave të biznesit dhe vendosjen e marrëdhënieve afat-gjata me partnerët kryesorë të biznesit.

Dhoma e Tregtisë dhe industrisë Tiranë është person jurdik qe nuk ushtron veprimtari fitimprurës. Selia e dhomës ndodhet në Tiranë Rr e Kavajës Nr.6. Selia e dhomës mund të ndryshojë me vendim të organeve drejtuese të saj. Dhoma ushtron aktivitetin e saj në qarkun e Tiranës dhe kompetencat e saj shtrihen brenda territorit të këtij qarku sipas përcaktimit të ligjit nr.8653 “ Për ndarjen administrative-territoriale me ndryshimet përkatëse. stema zyrtare e Dhomës paraqet në mënyre të stilizuar kullën e Sahatit në qendër të Tiranës. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë brenda kompetencave të përcaktuara në ligjin “ Për dhomat e tregtisë” është e pavarur në realizimin e objektit kryesor të veprimtarisë së saj dhe në ushtrimin e detyrave të caktuara.

Website: cci.al

Email: sekretaria@cci.al