Biznes Albania

BiznesAlbania është një Shoqatë jo-qeveritare, jo-fitimprurëse, jo-politike, jo-partiake e krijuar me iniciativën e shoqatave kryesore që operojnë në Shqipëri.

Ajo u themelua në vitin 2010.Vlera themelore mbi të cilën është ndërtuar “BiznesAlbania” është solidariteti midis antarëve te saj.E krijuar për shkak të rritjes së nevojës për sektorin privat që të qëndrojnë së bashku, me një zë të unifikuar, BiznesAlbania është bërë organizata e vetme që përfaqëson, promovimon dhe mbron të drejtat dhe interesat e punëdhënësve në Shqipëri . BiznesAlbania ofron një forum për konsultime dhe diskutime midis anëtarëve për çështje me interes të përbashkët , dhe kërkon miratimin e parimeve dhe praktikave më të mira nëpërmjet informacionit , këshillave ligjore , hulumtime , trajnimeve dhe aktivitete të tjera. BiznesAlbania ka 24 shoqata të biznesit si anëtarë të shoqatës , si dhe një numër të kompanive të veçanta si anëtare të drejtpërdrejta . Ajo përfaqëson më shumë se 30.000 punëdhënës si pjesë e anëtarëve të shoqatës.

Biznes Albania njihet në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar. Strategjia kryesore e “Biznes Albania” është lobimi me vendimmarrësit: qeverinë, parlamentin, median, shërbimet publike dhe të gjitha llojet e grupeve të interesit përfshirë sindikatat, organizatat e konsumatorëve, grupet e mbrojtjes së mjedisit etj. Dialogu Social është i vetmi mjet specifik për BiznesAlbania në strategjinë e saj të lobimit.

Website: www.biznesalbania.org.al

Email: info@biznesalbania.org.al