AIDA

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA), kryen zyrtarisht promovimin e investimeve, promovimin e eksporteve dhe zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si dhe mbështet investimet direkte në Shqipëri, nëpërmjet identifikimit dhe promovimit të mundësive të investimit, duke ofruar shërbime dhe mbështetje për investorët egzistues dhe ata potencialë.

AIDA ofron për investitorët e huaj dhe vendas, mbështetje gjithëpërfshirëse për projektet e tyre të investimeve. Stafi i kualifikuar asiston jo vetëm me analiza mbi tregun, sektorët potencialë për investime, por edhe me këshillime për gjetjen e pronave dhe vendndodhjeve të përshtatshme, ashtu sikurse edhe ndihmon në identifikimin e projekteve të reja dhe ekzistuese për bashkëpunim.

Gjithashtu, AIDA ofron shërbime të përkujdesjes së mëtejshme duke synuar të përmbushë në mënyrë të suksesshme kërkesat e investitorëve të huaj edhe pas përfundimit të projekteve.

Website: www.aida.gov.al

Email: info@aida.gov.al